Haziri: Ka qenë i gabueshëm shkarkimi i Veliut nga VV-ja, pa konsultim

Aktuale

Haziri: Ka qenë i gabueshëm shkarkimi i Veliut nga VV-ja, pa konsultim

Më: 20 maj 2021 Në ora: 23:07
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh edhe nënkryetar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për Qeverinë Kurti 2, si dhe për prishjen e koalicionit mes partisë së tij dhe VV, kur Albin Kurti u zgjodh për herë të parë kryeministër i vendit.

Haziri tha se shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nga kryeministri Kurti atëkohë, ka qenë i gabueshëm e pa konsultim.

“Ka qenë i gabueshëm shkarkimi i Agim Veliut nga VV-ja, pa konsultim”, tha ai.

“Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje ishte koalicion i mirë, por mosbesimi prishi gjithçka”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat