A ka gjasa që organizimi i dasmave të lejohet këtë verë, ja çka thotë Valbon Krasniqi

Aktuale

A ka gjasa që organizimi i dasmave të lejohet këtë verë, ja çka thotë Valbon Krasniqi

Më: 20 maj 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK, Valbon Krasniqi ka thënë se nëse vazhdon rënja e të infektuarve, ndoshta dhe mund të kemi dasma këtë vit në Kosovë.

“Në bazë të indikatorëve që ne i përcjellim bashkë me IKShPK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, atëherë merren masat e caktuara, nëse janë këta indikatorë që i kemi tani, atëherë mund të shpresojmë për një relaksim të situatës, por prapë se prapë vendimi i mbetet Ministrisë së Shëndetësisë bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se për momentin kemi 254 pacientë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës.

“Nga fillimi i muajit maj, ka rënje të rasteve të të infektuarve, numëri i të hospitalizuarëve në shtatë spitale të Kosovës, është 254, ndërsa 10 pacientë janë në gjendje me të rëndë, dhe po trajtohen në repartet intensive, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat