Xharra: Ja pse SHBA shpalli ‘non grata’ Berishën, të njëjtin fat do ta kenë edhe bashkëpunëtorët

Aktuale

Xharra: Ja pse SHBA shpalli ‘non grata’ Berishën, të njëjtin fat do ta kenë edhe bashkëpunëtorët

Më: 21 maj 2021 Në ora: 20:19
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra në një lidhje për Euronews Albania nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës ka të bëjë me luftën tij kundër vetingut dhe reformës në drejtësi.

Xharra u shpreh se e njëjta masë pritet të merret edhe për personalitete të tjera të njohura, që sipas saj punojnë për Berishën edhe pse nuk është në pushtet, sepse kanë mbështetjen e tij.

“Flitet që do të ketë edhe emra të tjerë, patëm edhe emra të tjerë nga Kroacia, Kina etj., ku korrupsioni në këtë rast nuk konsiderohet vetëm zhvatja e tenderëve, por edhe korruptimi ideologjik, në këtë rast të gjykatësve për të sabotuar vetingun në Shqipëri.

Mund të ketë një rrjet të njerëzve që kanë bashkëpunuar deri në instalimi e këtij sistemi”, u shpreh Xharra.

Lidhur me padinë që z. Berisha do të ngrejë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, znj. Xharra u shpreh se ish-kryeministri i Shqipërisë nuk ka asnjë shans pasi nuk kemi të bëjmë me një vendim personal por një vendim zyrtar të qeverisë amerikane. Sipas saj. në këtë drejtim z. Berisha vetëm sa do të harxhojë para pasi rehabilitimi i tij nuk do të vijë në dekada.

Për Xharrën, vendimi i fundit i qeverisë amerikane është një mesazh i drejtpërdrejtë drejtuar politikës shqiptare për reformim dhe vijim të reformës në drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat