Vendos Kryesia: Ja kur do të mbahet seanca e radhës

Aktuale

Vendos Kryesia: Ja kur do të mbahet seanca e radhës

Më: 24 maj 2021 Në ora: 07:06
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar 13:44) - Nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Bedri Hamza, tha se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 27 maj.

Ai tha se një prej pikave është edhe debati parlamentar i propozuar nga PDK për gjendjen në arsim.

"Seanca do të mbahet me 27, një prej pikave është debati parlamentar për arsimin. Ne si PDK kemi deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me ligjin për TVSH. E dimë që është një reformë e madhe, por kjo duhet të ndodh", tha ai.

Ai tha se asnjëherë nuk ka qenë temë çështja se kur do të vaksinohen deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Image

***

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të vendoset për mbajtjen e seancës së radhës.

Në rend të ditës është shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.

***

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës në orën 12:00.

Në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2020, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.

Poashtu edhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat