Enver Hoxhaj i reagon ashpër Albin Kurtit - ia permend Makro-Shengenin…

Aktuale

Enver Hoxhaj i reagon ashpër Albin Kurtit - ia permend Makro-Shengenin…

Nga: M.H Më: 25 maj 2021 Në ora: 09:33
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj, foto ilustrim "Bota sot"

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me kryeministrin Kurtin.

Hoxhaj thotë se raportet me Shqipërinë janë shumë të largta edhe pse Kurti ka premtuar që do të ketë raporte të afërta, përcjell “Bota sot”.

Më tej Hoxhaj ia përmend edhe Makro-Shengenin që e kishte premtuar në fushatë Kurtit.

Gjithashtu ai parashtron pyetje Kurtit se cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë?

Postimi i plotë

Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë. Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit. Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat