Nxiti reagime të mëdha tërheqja e reciprocitetit, sqarohet ministrja Hajdari: Deklarata ime është keqinterpretuar

Aktuale

Nxiti reagime të mëdha tërheqja e reciprocitetit, sqarohet ministrja Hajdari: Deklarata ime është keqinterpretuar

Nga: A.Morina Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:02
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar në lidhje me tërheqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Hajdari tha se deklarata e saj është keqinterpretuar, pasi ajo nuk ka deklaruar se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve, por se nuk ka dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë.

“Reciprociteti është parim i shëndoshë i raporteve normale midis shteteve.

Ne nuk e kemi reciprocitetin si armë hakmarrjeje, por si parim që del nga koncepti i barazisë. Do ta vendosim reciprocitetin, jo për të ngritur barriera, por për t’i hequr ato”, shkroi Hajdari në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Deklarata ime në konferencën e sotme rajonale të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, lidhur me vendosjen e masave të reciprocitetit është keqinterpretuar. Unë nuk kam thënë se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve, por kam thënë se nuk kam dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë.

Aktualisht po i finalizojmë analizat e gjendjes së raportit tregtar, para se të veprojmë. Tani kemi edhe drejtor të ri të doganave dhe meqë shumë prej barrierave të Serbisë nuk janë sistemike por sporadike, ne na duhet t’i përgatisim mirë zyrtarët tanë doganorë për ta zbatuar reciprocitetin.

Në Qeverinë Kurti 1 e patëm vendosur reciprocitetin gradual pas dy muajve.

Reciprociteti është parim i shëndoshë i raporteve normale midis shteteve.

Ne nuk e kemi reciprocitetin si armë hakmarrjeje, por si parim që del nga koncepti i barazisë. Do ta vendosim reciprocitetin, jo për të ngritur barriera, por për t’i hequr ato. Dhe për t’i mbrojtur qytetarët nga shkelja e dinjitetit dhe e të drejtave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat