Spahiu: Takim kortezie mes Kurtit dhe Haradinajt

Aktuale

Spahiu: Takim kortezie mes Kurtit dhe Haradinajt

Më: 26 maj 2021 Në ora: 00:48
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, e ka komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të AAK-së Ramush Haradinajt, duke thënë që ka qenë më shumë takim “kortezie”.

“S’ka çka të bisedohet për dialogun në këtë fazë. Është për të ngrohur muhabetin me thon që kur vjen puna finale për një bisedë më të sinqertë rreth një dakordimi të mundshëm  për çmimin që do të paguajë Kosova në këmbim të marrjes së njohjes nga Serbia, sepse tani për tani s’ka çka të bisedohet”.

Tutje Spahiu ka thënë që Kosova duhet të presë “ofertën” nga Serbia.

“Kërkesa e Kosovës duhet të jetë njohja. Mirëpo nuk është mirë që Kosova të japë një ofertë. Se çka ofron për me marrë njohjen duhet me prit prej Serbisë dhe pastaj të diskutojë atë çmim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat