Policia jep detaje për vjedhjen në shtëpinë e Mërgim Lushtakut

Aktuale

Policia jep detaje për vjedhjen në shtëpinë e Mërgim Lushtakut

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:06
Mërgim Lushtaku

Shtëpia e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut, ka qenë mbrëmë cak i hajdutëve.

Atij i janë vjedhur stoli ari dhe një armë zjarri.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për këtë rast.

“Graqanicë,25.05.2021 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë me dy karikator dhe 30 fishek (me leje) si dhe stoli ari.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat