Hotelierët flasin pas takimit me ministrin Vitia: Nga kjo datë pritet të lejohet organizimi i dasmave

Aktuale

Hotelierët flasin pas takimit me ministrin Vitia: Nga kjo datë pritet të lejohet organizimi i dasmave

Më: 26 maj 2021 Në ora: 17:29
Arben Vitia

(E plotësuar 17:55) - Përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kanë përfunduar takimin me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pas takimit, përfaqësuesit e OHT-së kanë thënë se pas një pune të jashtëzakonshme pritet që me datën 15 qershor të nisin ahengjet dhe dasmat.

Deri në datën 15 do të punohet në një manual i cili do të ndiqet nga bizneset për të parë se si do të punohet për organizimin e dasmave, klubeve dhe pishinave.

***

Takimi mes përfaqësuesve të Odës së Hotelierëve dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka filluar me dyer të mbyllura.

Nga MSH-ja kanë bërë të ditur se nuk lejohen mediat, sepse nuk janë të ftuara nga kjo Ministri.

Zyrtarët e MSH-së kanë larguar mediat nga hapësirat e kësaj Ministrie.

Atye u është thënë se duhet të presin jashtë rrethojave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat