Gashi ironizon me dokumentin e Abdixhikut për Kurtin: Pse është në gjuhën turke?

Aktuale

Gashi ironizon me dokumentin e Abdixhikut për Kurtin: Pse është në gjuhën turke?

Më: 26 maj 2021 Në ora: 21:25
Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi i cili ka qenë dikur, këshilltar i Albin Kurtit në Qeverinë Kurti 1, ka ironizuar me dokumentin që kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ia ka dërguar Albin Kurtit, rreth dialogut.

"Po e lexoja një dokument që Kryetari i LDK-së ia kishte dërguar sot Kryeministrit të Kosovës, të titulluar "Position of the Republic of Kosovo on Dialogue with the Republic of Serbia".

Duke qenë se Kryetari i LDK-së dhe Kryeministri i Kosovës janë shqiptarë, pse ky dokument në gjuhën turke?", ka shkruar ai në Facebook.

Image

Kurti dhe Abdixhiku u takuan sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat