Fillon testi i arrtishmërisë për nxënësi e klasave të nënta

Aktuale

Fillon testi i arrtishmërisë për nxënësi e klasave të nënta

Më: 28 maj 2021 Në ora: 10:22
Fillon testi

Fillon testi i arrtishmërisë për nxënësi e klasave të nënta

Ka nisur testi i arritshmërisë për 26 mijë nxënësit e klasave të nënta. Testi do t'i ketë 100 pyetje dhe i njëjti po administrohet nga mbi 2 mijë administratorë.

Deri më tash nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

Image
Testi

Këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi por që pikët e mbledhura do t’iu shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm.

Testi i arritshmërisë do të mbahet në 155 qendra testimi në nivel vendi.

Image
Testi

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka treguar se rezultatet e testit të arritshmërisë pritet të shpallen me 7 qershor.

Për shkak të pandemisë COVID-19 , forma e organizimit të sistemimit të nxënësve në klasë, duhet të realizohet një nxënës në një bankë kurse në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës.

MAShTI fton të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, që të respektohen në përpikëri rregullat dhe masat kundër Covid-19.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI.

Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Inovacionit, Fatmir Elezi ditë më parë në një intervistë për KosovaPress ka treguar se përjashtimi nga testimi është ndëshkimi për nxënësit që do të kapen duke përdorur telefonin brenda qendrës së testimit dhe për çka theksoi se do të jenë të pakompromis ndaj atyre që thyejnë rregullat e procesit të testimit.

Testi i arrtishmërisë ka qenë i paraparë të mbahet me 21 maj, por që shtyrja e mbarimit të vitit shkollor ka bërë që të shtyhet edhe mbajtja e këtij testi.

Image
Testi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat