Komisioni për të Drejtat e Njeriut do të merret me plotësim-ndryshimin e disa ligjeve

Aktuale

Komisioni për të Drejtat e Njeriut do të merret me plotësim-ndryshimin e disa ligjeve

Më: 31 maj 2021 Në ora: 11:50
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar draft-planin e punës sё Komisionit për vitin 2021.

Anëtarja e komisionit nga VV-ja Saranda Bogujevci ka paraqitur disa propozime para anëtarëve të tjerë.

“I pari është Projektligji për Peticione, propozimi tjetër ka të bëjë për avokatin e popullit e cila ka qenë shqetësim për të gjitha palët, e kemi parë problemin që kemi pasë për përzgjedhjen e zëvendësve dhe avokatit të popullit këtu në komision. Mendoj që duhet të bëjmë një lloj hulumtimi se si është e rregulluar në rajon e përtej dhe pastaj me fillu me plotësim ndryshimin e këtij ligji e mandej ndryshohet edhe rregullorja”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit, Dude Balje tha se duhet të konsultohen të gjitha institucioneve që implikohen me ligjet e këtyre fushave.

Deputetja e VV-së, Tinka Kurti ka kërkuar që të ndryshohet emri i Komisionit dhe të dërgohet në Kryesi për miratim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat