Si ndodhi vrasja e Albert Krasniqit, krejt çka dihet deri më tani

Aktuale

Si ndodhi vrasja e Albert Krasniqit, krejt çka dihet deri më tani

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:06
Albert dhe Skënder Krasniqi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Por si ndodhi vrasja e Albert Krasniqit?

Pas vrasjes, raportohet se babai vetë e kishte thirrur Policinë e Kosovës.

Ndërsa, avokati i Skënder Krasniqit, Ramiz Krasniqi, kishte deklaruar se vrasja në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.

Ai kishte deklaruar se Skender Krasniqi është shumë i mërzitur për vrasjen e të birit.

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje shumë të keqe, i mërzitur shumë, nuk ka folur aq”, ka thënë ai.

Ndërsa, Axha o Albert Krasniqit, Ismet Krasniqi aso kohe kishte thënë se nipi iu vra nga babai i tij, Skenderi, pa dashje. Sipas tij, armën që e kishte blerë Alberti ia kishte dhënë babait të tij, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij.

“Së pari i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka tregu babait të tij, plumbi ka qenë brenda dhe ai s s’e ka ditë vëllai tu këqyrë çfarë ka, ka kërsit plumbi…. Ai vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, ka thënë ai.

Ismeti deklaronte aso kohe se ka thënë që babai i Albertit e kishte këshilluar atë që mos ta blinte armën.

Viktima Albert Krasniqi ishte një person i njohur për publikun si burri i ish-missit Besa Gashi, për sherrin e tij me reperin Noizy dhe për të qenit i përfshirë si menaxher i disa artistëve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat