KE-ja ndan edhe 50 milionë euro për Kosovën

Aktuale

KE-ja ndan edhe 50 milionë euro për Kosovën

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:26
Ilustrim

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se përmes kësaj tregohet mbështetja e BE-së për adresimin e sfidave të shkaktuara nga pandemia.

“Komisioni Evropian ka ndarë sot 50 milionë euro për Kosovën si asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh janë ndarë tashmë për Kosovën, duke çuar totalin në 100 milionë euro. Kjo tregon mbështetjen e Bashkimi Evropian për të adresuar sfidat socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

KE, në kuadër të kësaj ndihme ka ndarë 300 milionë euro për Tunesinë, 50 milionë për Kosovën, 30 milionë për Malin e Zi dhe 80 milion për Maqedoninë e Veriut, nga fondi prej 3 miliardë euro për ndihmën e vendeve të rajonit të cilat kanë pësuar nga pandemia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat