“Beteja për Prishtinën duhet të jetë betejë idesh, partitë të lihen anash”, thotë Rama

Aktuale

“Beteja për Prishtinën duhet të jetë betejë idesh, partitë të lihen anash”, thotë Rama

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 22:06
Kandidati i LDK-së, për Kryetar të Prishtinës, Përparim Rama

Kandidati i LDK-së, për Kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se i respekton të gjithë kundërkandidatët që kanë shpallur kandidaturën deri tash në këtë garë, por edhe ata që përflitet se mund të kandidojnë.

“Kam respekt të madh për çdonjërin që po i hyn kësaj pune. Duhet dedikim i madh për Prishtinën dhe për atë arsye kam respekt të madh për të gjithë. Shpresoj që beteja do të jetë betejë idesh, e mirëfilltë, ku partitë politike do të lihen anash. Nuk duhet të jetë garë mes partish, por garë mes idesh”, ka deklaruar ai.

“Politikat partiake duhet të lihen anash. Le të fitojë ideja më e mirë, plani më i mirë, personi me aftësitë më të mira menaxhuese, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Prishtinës”.

Rama në Rubikon ka numëruar disa prej karakteristikave që ai vlerëson se e bëjnë të dallojë me të tjerët.

“Historia ime, profesioni im, aspekti i arkitekturës dhe urbanizmit, që lidhen me ekonominë – mirëqenien e njeriut. Shkollimi im e bën të ndërsjellë punën e menaxhimit të Prishtinës”.

“Arsyeja pse jam këtu sot, është se besoj se mund të bëhet më shumë. Shoh që Prishtina, e ka një buxhet 85 milionë euro tash edhe gjatë viteve ka pasë suficite deri në 35 milionë. Ka pasë suficit kur ka pasë nevoja të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat