Kjo ishte tragjedia e nënës Zojë Prendi/ Priti 22 vjet për drejtësi, pesë djem iu masakruan nga Serbia

Aktuale

Kjo ishte tragjedia e nënës Zojë Prendi/ Priti 22 vjet për drejtësi, pesë djem iu masakruan nga Serbia

Nga: N.Sh Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:11
Zojë Prendi

Ka vdekur Zojë Prendi, nëna e pesë djemve të masakruar në masakrën e Mejës së Gjakovës.

Pas vdekjes së nënës Zojë, në Kosovë kanë reaguar personalitete të shquara, të cilët e quajtën edhe heroinë.

Së fundmi, ka reaguar edhe profesori dhe analisti politik Blerim Latifi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka folur edhe për pritjen e gjatë të saj për drejtësi.

Ai shkruan se priti 22 vjet drejtësi për pesë djemtë e saj të masakruar.

“E priti për 22 vjet drejtësinë për pesë djemtë e saj të masakruar në Mejë, por drejtësia nuk erdhi kurrë.

Sot, me vdekjen e saj, ajo, për herë të fundit, na e përkujtoi tragjedinë e saj dhe të qindra e qindra nanave të tjera shqiptare, anë e kënd Kosovës, bijtë e bijat e të cilave i vranë veç pse ishin shqiptarë dhe donin të jetonin të lirë.

Zanin e dhimbjes së patregueshme me fjalë të këtyre ajkunave moderne, nuk po e mbyt vetëm kalimi i viteve, por edhe zhurma e grindjeve tona të brendshme, zhurma e hasmërive tona politike, lufta e ndyrë për pushtet, që po shtrinë pluhurin e harresës mbi tragjeditë si kjo e Zoje Prendit. E harresa, dihet, është falje e heshtur e krimit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat