“Të gjitha këto ndodhen përpara takimit të Albinit me Vuçiqin”, Zogaj ‘godet’ Vetëvendosjen

Aktuale

“Të gjitha këto ndodhen përpara takimit të Albinit me Vuçiqin”, Zogaj ‘godet’ Vetëvendosjen

Nga: P.R Më: 2 qershor 2021 Në ora: 20:05
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Analisti Petrit Zogaj, përmes një postimi në faxebook ka hedhur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, qeveri të cilën e quan qeveri të skandaleve.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka fare nevojë për opozitë.

“Per cdo dite nga nje skandal, e me raste brenda dites ka 2-3 te tille, s’po duket shume e nevojshme puna e opozites. Nuk ka qeveri qe pa i bere 100 dite te kete prodhuar ka shume skandale, te kete qene kaq shume kontradiktore dhe komplet e hutuar“, ka shkruar Zogaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Me ministra e deputete qe ka LV, nuk po i duhet shume opozita. Per cdo dite nga nje skandal, e me raste brenda dites ka 2-3 te tille, s’po duket shume e nevojshme puna e opozites. Nuk ka qeveri qe pa i bere 100 dite te kete prodhuar ka shume skandale, te kete qene kaq shume kontradiktore dhe komplet e hutuar.

Po me rendesi qe “reciprocitetin me Serbine e vendosem, kerkim-faljen nga Serbia e morem, si dhe te pagjeturin i kthyem. Te gjithe keto ndodhen perpara se Albini me shku me u taku me Vucicin.

Cka do njeri me shume prej KM Kurti, vec edhe ndonje kusheri me e shti ne pune

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat