Tragjike, vdes diplomati i Malit të Zi në Kosovë

Aktuale

Tragjike, vdes diplomati i Malit të Zi në Kosovë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 20:33
Fotografi ilustruese

(E plotësuar 23:59) - Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, kanë konfirmuar se personi i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, është zyrtar i tyre dhe bëhet fjalë për Nikolla Ljuljduraj.

Nga kjo ambasadë, nuk kanë dyshime se kjo vdekje të ishte e qëllimshme, meqë ishin në dijeni që sekretari i parë i tyre kishte probleme shëndetësore edhe më herët.

Për këtë rast paraprakisht kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhej se personi në fjalë, fillimisht ishte gjetur i shtrirë në rrugën ‘’Ukshin Hoti’’ në Prishtinë.

Ai më pas ishte transferuar për në QKUK, pas dyshimeve për sulm kardiak.

***

Diplomati i Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj, ka ndërruar jetë.

Ai raportohet se ka vdekur pas një arresti kardiak të pësuar derisa po ecte rrugës në qytet.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:15 kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në Rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Ahmeti thotë se shtetasi i huaj është dërguar në QKUK, nga ku janë njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Image
Nikolla Ljuljduraj

***

Ka ndërruar jetë sekretari i ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Nikolla Ljuljduraj.

Media mëson se ai ka pësuar arrest kardiak afër objektit të Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

Ndërkaq, është dërguar me shenja jete në QKUK, ku ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat