E tmerrshme/ Mbi 50 veteranë të UÇK-së bënë vetëvrasje në Kosovë, shteti i la anash që 20 vjet

Aktuale

E tmerrshme/ Mbi 50 veteranë të UÇK-së bënë vetëvrasje në Kosovë, shteti i la anash që 20 vjet

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 09:16
UÇK

Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale dhe në pamundësi që t’i mbajnë familjet e tyre, mbi 50 ish-ushtarë të UCK-se kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës.

Këto të dhëna i bëri publike Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së.

Ushtaët e UÇK-së dje me pushkë në krah që sollen lirinë dhe pavarësinë mbeten rrugëve me bicikletë tuj mbledh kanaqe, kurse ata që nuk luftuan u bënë “komandant” dhe sot shëtisin me xhipa me shfalerka.

Sot në Kosovë vetarenët e UÇK-së kush si bën “mall” , janë inirrtuar komplet nga shteti që nga mbarimi i luftës ata mbesin gjallë duke shitur kanaqe të Coca Colave të Amerikës dhe duke shitur cigare n’pazar?!

Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Morina që nga paslufta jeton në kushte shumë të vështira, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Morina, që jeton në fshatin Rixhevë të Klinës mbledh kanaqe për çdo ditë për të siguruar mbijetesën e tij.E sa e sa t ejtere jane si ky Veliku?!

Tjetri ish luftëtari i UÇK-së, Milaim Beqiri jeton në kushte të rënda, pa pasur mundësi të sigurojë as kafshatën e gojës. Ai ndjehet i lënë pas dore nga shteti edhe pse për vendin e tij rrezikoi jetën. Mjerim!

Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e sociale dhe në pamundësi që t’i mbajnë familjet e tyre, 48  ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë vetëvrasje që nga përfundimi i luftës.. Këto të dhëna i bën publike para 4 vitesh Xhevdet Qeriçi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së ne mdiat shqiptare, qe sipas njoftimeve te fundfit nga terreni ky numer i vetevrasjeve te ish-ushtareve dhe veteraneve te UCK-së ka kaluar mbi 50 sish.

Ndersa Ish ushtari tjete i Ushtrisë Çlirimtare të së Kosovës Bekë Beka fal shoqatës “Jetimët e Ballkanit” është bërë  me shtëpi me 2018 se per shtet, siq tha ai, kisha mbetur rrugeve, siq isha deri tash. “Liderët partiak na lanë nëpër burgje, vuajtje, na tradhtuan, na mashtruan, vetë u pasuruan!..” thotë ish-ushatri i UÇK-së për gazten zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Me vitin 2014 ish-luftetari i UCK-së Milaim Beqiri thote ne gasyzeta e Kosovës se “Kam qenë ushtar i UÇK-së. Kam luftuar për ta parë vendin tim të lirë, e kjo gjë erdhi, mirëpo, pavarësisht kësaj, unë asnjëherë nuk kam marrë ndonjë gjë. I kam të gjitha dokumentet se jam veteran i luftës, por ne jemi kategoria më e lënë pas dore nga shteti ynë, dhe kjo më dhemb shumë, sepse ne kemi rrezikuar edhe jetën tonë”.

Sipas z.Qeriqi “ky është turpi më i madh i këtij shteti dhe shumë e rëndë për ne si shoqëri kur dihet se këta ushtarë i kanë bërë ballë gjithë atyre sfidave, përballë gjithë asaj makinerie të Serbisë dhe pas lufte të vetëvriten se nuk kanë mundësi t’i ushqejnë familjet e tyre”.

Qeriçi ka treguar edhe për padrejtësitë e shumta që po u behën veteranëve dhe invalidëve të luftës, për fryrjen e listave e po ashtu ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos respektim të vlerave të UÇK-së dhe për përbuzjen që po u behët këtyre kategorive.

Ai ka folur edhe për një rast konkret duke treguar rrëfimin e një ish ushtari të UÇK-së, i cili u detyrua ta lëshojë vendin për të cilin luftoi për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

“Kurrë nuk do ta shkelja tokën e Kosovës po të mos i kisha familjen atje”, kështu i ka thënë një bashkëluftëtar, Xhevdet Qeriqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat