Menduh Abazi jep dorëheqje nga Telekomi, kjo është arsyeja

Aktuale

Menduh Abazi jep dorëheqje nga Telekomi, kjo është arsyeja

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:24
Menduh Abazi

Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Telekom, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Abazi do të vazhdojë punën përsëri në Teleokom por në një pozitë tjetër.

Kështu ka konfirmuar Abazi duke thënë se të premten ka një ndërhyrje kirurgjike dhe duhet patjetër që të shkojë në pushim për një kohë deri sa të rikuperohet.

“Prej 2007 e këndej kam qenë drejtor i PR (Marrëdhënie me Publikun) në Telelkom, dhe tani më kam ofruar dorëheqje. Por para së gjithash unë e kam të premten një ndërhyrje kirurgjike dhe duhet patjetër që të shkoj në pushim për një kohë deri sa të rikuperohem dhe më pas kur të kthehem do të jem prap pjesë e Telekomit, por do të jem me një pozitë e cilado të jetë menaxheriale konform shkollimit dhe përvojës time që e kam pas në Telekom”, tha Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat