Veteranët protestojnë kundër fyerjeve të çlirimtarëve

Aktuale

Veteranët protestojnë kundër fyerjeve të çlirimtarëve

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:52
Thirrja për protestë

Më 12 qershor në Prishtinë Shoqata e OVL të UÇK-së do të mbajë protestë për siç kanë thënë fyerjet që po i bëhen UÇK-së dhe çlirimtarëve.

Kryetari i OVL të UÇK-së Faton Klinaku përmes një postimi në Facebok ka bërë të ditur se protesta do të mbahet përmes aktiviteteve dhe artit.

“Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, ora 11, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë” ka shkruar Klinaku.

Ai më tutje ka thënë se në ‘këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë” ka shkruar mes tjerash Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat