Ishin rrëmbyer 23 vite më parë nga serbët, Osman Osmani dhe Rexhep Rexhepi u gjetën në një varr 20 metra larg nga shtëpia

Aktuale

Ishin rrëmbyer 23 vite më parë nga serbët, Osman Osmani dhe Rexhep Rexhepi u gjetën në një varr 20 metra larg nga shtëpia

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

23 vite më parë Osman (Abedin) Osmani dhe Rexhep (Zukë) Rexhepi janë rrëmbyer dhe zhdukur në mënyrë të dhunshme nga forcat policore serbe në Syriganë të Skenderajt.

Mbetjet mortore të dy viktimave të luftës janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë gërmimeve muaj më parë në Syriganë me angazhimin e mekanizmave institucionalë të Republikës së Kosovës.

Sot këta dy viktima janë rivarrosur nga familjarët dhe bashkëvendësit në fshatin e tyre.

I biri i Rexhep Rexhepit thotë se prindi i tij ishte në mesin e disa të zhdukurve në atë kohë.

“Në tetor të vitit të kaluar prindi im dhe kushëriri Osman osmani janë lokalizuar dhe me ndihmën e institucioneve janë identifikuar”, tha ai.

“Sot kemi ndjerë një lehtësim me rivarrosjen e tyre. Për 23 vite kemi pasur një ankth. Në fillim kemi pasur shpresa mos ndodhen diku të gjallë, por me kalimin e viteve këto shpresa janë shuar”.

“Trupat janë gjetur në oborrin e një shtëpie. Trupat kanë qenë të varrosur njëri mbi tjetrin në një varr i cili ishte rreth një metër i thellë. Trupat u gjenden në pjesën ku ndahet komuniteti shqiptar dhe ai serb, pasi fshatin tonë e banojnë dy komunitetet”.

“Trupat janë gjendur rreth 20 metër larg nga shtëpia. Kemi pasur dyshime edhe më parë se mund të jenë varrosur afër por nuk kemi pasur rezultat gjatë kërkimeve individuale”, ka treguar më tej Istref Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat