Sondazhi i fundit, ja sa për qind e qytetarëve mendojnë se Ramiz Lladrovci meriton kandidaturën e PDK-së për kryetar të Drenasit

Aktuale

Sondazhi i fundit, ja sa për qind e qytetarëve mendojnë se Ramiz Lladrovci meriton kandidaturën e PDK-së për kryetar të Drenasit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 00:52
Ramiz Lladrovci

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për situatën në PDK në prag të zgjedhjeve lokale.

24% e qytetarëve mendojnë se rikandidimi i kryetarëve aktual të komunave që qeverisen nga PDK-ja do të sjellë dobi për këtë parti. 32% mendojnë se kjo strategji nuk sjell dobi për PDK-në. Rreth 44% e respodentëve nuk kanë opinion për këtë temë.

Rreth 46% e respodentëve mendojnë se Ramiz Lladrovci meriton kandidaturën e PDK-së për kryetar të Drenasit. 17% mendojnë se Driton Ajazi duhet të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit. Rreth 37% e respodentëve nuk kanë përgjigje për këtë pyetje.

Mbi 40% e qytetarëve mendojnë se degët e PDK-së duhet të propozojnë kandidaturat për kryetar të komunave. 20% mendojnë se propozimet duhet të bëhen nga kryesia qendrore. 39% nuk kanë përgjigje.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat