​Ekstradohet nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë i dyshuari për vrasje të rëndë

Aktuale

​Ekstradohet nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë i dyshuari për vrasje të rëndë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për vrasje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e kaluar në Sarajevë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë.

“Është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë. Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka theksuar se ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike. Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë, e as si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat