Pa paralajmërim serbët okupuan kishën në qendër të Prishtinës

Aktuale

Pa paralajmërim serbët okupuan kishën në qendër të Prishtinës

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 15:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe për kundër se është e papërfunduar Kisha Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, aty sot pa paralajmërim është mbajtur një liturgji nga një grupë serbësh të prirë nga peshkopi i Rasko-Prizren Teodosije e ish qeveritar të institcioneve të Kosovës.

Edhe se çështja e pronësisë është në shqyrtim gjyqësor, serbët të udhëhequr edhe nga disa politikan kanë mbajtur liturgji.

Aty shihej edhe Dalibor Jevtić ish- ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. 

Përreth objektit janë parë edhe policia, duke u kujdesur për sigurinë.

Edhe përkundër insistimit të mediave se a kanë marr leje dhe a është dashur të bëhet një gjë e tillë, institucionet përkatëse policia e gjykata nuk kanë dhënë ndonjë sqarim.

Ky objekt ishte ndërtuar me një aktvendim të 28 nëntorit të vitit 1991 nga  organet e dhunshme serbe.

Në anën tjetër Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ka ushtruar padi në gjykatë më 29 nëntor 2015 për vërtetimin e së drejtës së shfrytëzimit dhe kthimit në posedim. 

E rasti akoma vazhdon të shqyrtohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë por seancat përgatitore kanë dështuar të nisin ku Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina” (UP), ka paditur Komunën e Prishtinës dhe Kishën Ortodokse Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat