Tahiri: Kurti ia bëri dhuratë Vuçiqit çelësin e Kishës

Aktuale

Tahiri: Kurti ia bëri dhuratë Vuçiqit çelësin e Kishës

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 18:30
Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qeveria Kurti ia ka gjetur çelësin Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë.

Ai tha se Kurti ende pa arritur në takimin me Vuçiqin, ua ka bërë dhuratë këtë çelës.

“’Kishës’ së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviçit, qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin.  Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin.  E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash”, ka shkruar rai në një postim në “Facebook”.

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat