Mesha në Kishën tek UP-ja/ Reagon ashpër bashkëluftëtari i Sali Çekajt – tregon çfarë sinjali është ky...

Aktuale

Mesha në Kishën tek UP-ja/ Reagon ashpër bashkëluftëtari i Sali Çekajt – tregon çfarë sinjali është ky...

Nga: P.R Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:36
Sot për herë të parë pas luftës është mbajtur meshë në Kishën serbe tek Kampusi i UP-së.

Që nga viti 1998, sot për herë të parë pas luftës është mbajtur meshë në Kishën serbe tek Kampusi i UP-së.

E kjo ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.

I fundit që ka reaguar është edhe Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Sali Çekaj.

“Ku ishte sot shteti? Ku ishin institucionet përkatëse që lejuan këtë provokim? Ata që sot drejtojnë shtetin shumë herë i sulmuan dhe i dogjën institucionet e shtetit për agjenda të pakuptimta! Pse heshten sot, pse nuk reaguan sot ndaj këtij provokimi shovenist? Ku është, ku mbeti sllogani i juaj "Krejt dhe Drejt? Ju jeni mashtruesit më të mdhenjë, ju jeni asgjë”, ka shkruar Tahiraj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Përballë këtij provokimi shovenist të kishës shoveniste Serbe, dështoj shteti, dështuan studentët, dështuam ne si shoqëri. Kjo kishë është simbol i kryekriminelit Millosheviq, është simbol i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve! Ku ishte sot shteti? Ku ishin institucionet përkatëse që lejuan këtë provokim? Ata që sot drejtojnë shtetin shumë herë i sulmuan dhe i dogjën institucionet e shtetit për agjenda të pakuptimta! Pse heshten sot, pse nuk reaguan sot ndaj këtij provokimi shovenist? Ku është, ku mbeti sllogani i juaj "Krejt dhe Drejt? Ju jeni mashtruesit më të mdhenjë, ju jeni asgjë!

Ku ishin sot studentët? Pse nuk reaguan kundër këtij provokimi të kishës shoveniste serbe i cili ndodhi mu në pronën e tyre? Shumë organizata studentore protestojnë për gjëra të thjeshta, të parëndësishme, kurse sot heshtin ndaj këtij provokimi shovenist! Studentët historikisht ishin avangard në proceset vendimtare politike dhe shoqërore të kombit tonë. Sot ju e turpëruat emrin e studentit sepse treguat se jeni pa vetëdije historike kombëtare! Ju jeni n'shërbim vetëm të polidikës ditore!

Sikur të kishit sadopak vetëdije historike kombëtare, sot do të duhej ta rrethoni në mënyrë masovike kishën që simbolizon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe ta pengoni at provokim dhe fyerje të rëndë për shqiptarët. Ku ishte populli shqiptar që jeton në Prishtinë? Pse heshti sot dhe nuk reagoi? Pra sot dështuam si shtet dhe si shoqëri dhe ky është sinjal i fuqishëm se kemi shumë nevojë për një ringjallje kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat