“Varianti afrikan i Covid-19 nuk përbën rrezik”

Aktuale

“Varianti afrikan i Covid-19 nuk përbën rrezik”

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 21:17
Ilustrim

Të martën u raportua rasti i parë me një variant të ri të Sars-Cov2.

Pacientja  34 vjeçare po e vazhdon  trajtimin në Klinikën Infektive.

E në testin e përsëritur pacientja ka rezultuar negative.

Drejtori i Klinikes Infektive, ka thënë që gjendja e të infektuarës është stabile.

Sipas, Izet Sadikut, pacientja po trajtohet me metodën e njëjtë si të infektuarit tjerë me covid-19.

Ani pse rasti i parë me variantin afrikan është regjistruar të martën, Sadiku thotë që ka mundësi që ky lloj covidi  të ketë qenë  prezentë edhe më herët  tek të  infektuarit tjerë.

Meqë drejtori i infektives bën me dijë që pacientja nuk ka pasur ndonjë kontakt me dikë nga jashtë.

E infektologu, Ilir Totaj bën thirrje në publik që të mos krijohet panik ndaj këtij varianti sepse siç thotë ai, varianti afrikan nuk dallon nga ai i mëhershëm.

E mënyra për tu mbrojtur nga infektimi me covid-19 e varianti afrikan mbetet imunizimi me vaksinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat