​Kadrijaj Qeverisë: Pse nuk reaguat për mbajtjen e meshës në Kishën Ortodokse shoviniste

Aktuale

​Kadrijaj Qeverisë: Pse nuk reaguat për mbajtjen e meshës në Kishën Ortodokse shoviniste

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:37
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos reagim lidhur me mbajtjen e meshës në Kishën Ortodokse në kampsuin universitar të Prishtinës.

Kadrijaj në seancën e sotme plenare tha se kjo kishë është nacionaliste dhe burim i shovinizmit.

“Dje në kampusin universitar u mbajt një mesh, liturgji në një kishë ortodokse, e cila është nacionaliste dhe burim i shovinizmit të ndërtuar ilegalisht. Ndërsa Qeveria e Kosovës nuk kishte as një reagim dhe nuk kishte informacione se është mbajtur. Çfarë qeverie është kjo që nuk ka informata se çfarë po ndodh në Kosovë”, tha ajo.

Seanca e Kuvendit po vazhdon, ku ndër të tjera pritet edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat