Brenda burgut të Smrekonicës vendosen kamera

Aktuale

Brenda burgut të Smrekonicës vendosen kamera

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:54
Brenda burgut të Smrekonicës vendosen kamera

Shërbimi Korrektes i Kosovës ka  investuar në instalimin e kamerave të  sigurisë së Q.K Smrekonicë,  me ç` rast ka rritur nivelin e  sigurisë edhe brenda qendrës.

Instalimi i sistemit të kamerave në të gjitha objektet e banimit dhe monitorimi do të bëhet edhe në perimetrin e brendshëm dhe perimetrin e jashtëm të institucionit.

Investimi në instalimin e kamerave  ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në hyrjet dhe daljet e institucionit, si dhe përmirësimin e kushteve të punës, duke u mundësuar zyrtarëve korrektues që punën e tyre të përditshme ta kryejnë me efikasitet edhe më të lartë.

Tash e tutje, stafi mund ta përcjell punën e përditshme të të dënuarve pa pas nevojë të jenë prezent në zonën bujqësore dhe vend punishtet  tjera brenda qendrës.

Sistemi i kamerave do të lehtësojnë punën e stafit në parandalimin e futjes së mjeteve të rrezikshme dhe kontrabandës nga perimetri i jashtëm brenda institucionit korrektues.

SHKK do të vazhdoj me investime të tilla, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e institucioneve korrektuese në të gjitha fushat, e veçanërisht në atë të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat