Ja sa do të zgjasë fushata zgjedhore për zgjedhje lokale? Flasin nga KQZ

Aktuale

Ja sa do të zgjasë fushata zgjedhore për zgjedhje lokale? Flasin nga KQZ

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Zgjedhjet Lokale në vend do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Pas certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre nis fushata zgjedhore, e që do të zgjasë një muaj.

Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve ka thënë se nga dje e deri më 16 gusht do të zgjasë periudha e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

‘’Duke filluar nga dita e sotme dhe deri më 16 gusht, subjektet politike kanë afat për të paraqitur aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjeve dhe dorëzimin e emrave të kandidatëve’’, tha Elezi.

Ai tha se pas procesit të certifikimit fillon fushata zgjedhore 30 ditore siç parashihet me ligj. Data e fillimit e fushatës zgjedhore nis nga 16 qershori dhe përfundon me 15 tetor.

‘’Pas përmbylljes së procesit të certifikimit dhe tërheqjes së shortit, është paraparë fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët. Kjo fushatë është 30 ditore, sepse kështu parashihet në ligj. Fushata zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor’’, tha ai.

Kujtojmë se veçse ka filluar publikimi i emrave të kandidatëve komunal nga partitë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat