Abdixhiku zhvillon një takim me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, mësohet se për cfarë kanë diskutuar

Aktuale

Abdixhiku zhvillon një takim me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, mësohet se për cfarë kanë diskutuar

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 19:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Imri Ahmeti, ka pritur në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Në kumtesën e lëshuar për media thuhet se Abdixhiku bisedoi me Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike në vend, vizionin e tij si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian dhe kërkoi nga ai që të ushtrojë ndikimin e tij tek institucionet tjera të BE-së për avancimin e Kosovës në proceset integruese, liberalizimin e vizave, si dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ja njoftimi i plotë:

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Imri Ahmeti, ka pritur në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Kryetari Abdixhiku bisedoi me z. Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi situatës politike në vend, vizionin e tij si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian dhe kërkoi nga ai që të ushtrojë ndikimin e tij tek institucionet tjera të BE-së për avancimin e Kosovës në proceset integruese, liberalizimin e vizave, si dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës.

Zëvendës presidenti Wieland ofroi edhe njëherë mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe të tij, për proceset integruese duke theksuar të ardhmen evropiane të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat