Pasuria marramendëse e Abelard Tahirit: 2 shtëpi banimi, lokal, shtëpi malore e tokë bujqësore

Aktuale

Pasuria marramendëse e Abelard Tahirit: 2 shtëpi banimi, lokal, shtëpi malore e tokë bujqësore

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 12:02
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) Abelard Tahiri po del të jetë mjaft i pasur.

Ai në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë mjaftë të madhe, shtëpi banimi, shtëpi tjetër, lokal afarist e poashtu edhe shtëpi malore.

Tahiri ka deklaruar se posedon shtëpi banimi 40 m2 bashkë me tokë 1 mijë m2 e cila kap vlerën e 393, 000,00 euro e ndërtuar në vitin 2019.

Ai këtë e ka deklaruar në emrin e tij dhe sipas tij e ka blerë nga shitja e shtëpisë në vitin 2018 në vlerë 333,000.00€ pronë e trashëguar nga familja, kredi 30,000.00€, dhe kursime 30,000.00€.

Përveç shtëpisë ku banon deputeti I PDK-së ka edhe një shtëpi tjetër, pronë e përbashkët e blerë në vitin 2001, me 250 m2 dhe lokal afarist 300 m2 të dyja bashkë në vlerë 400,000.00 Euro,

Abelard Tahiri ka thënë se këtë pronë e ka paguar nga kursimet nga biznesi familjar në vitin 2000 dhe shitja e shtëpisë në vlerë 150,000.00 marka si dhe shitja a banesës në vitin 2000 shitja e banesës në vlerë 80,000.00 marka.

Përveç shtëpive e lokalit Tahiri posedon edhe tokë bujqësore prej 52 ari në vlerë 288,000.00 euro e blerë në vitin 2017, ku sipas tij e ka blerë nga ndërrimi me një tokë tjetër prej 44 ari, 30,000.00€ nga shitja e parcelës si dhe 30,000.00€ kredi, kurse pjesën tjetër e ka paguar me 20,100.00€ kursime nga paga si deputet.

Tahiri poashtu ka edhe shtëpi malore me 130.00 m2 në vlerë 95,000.00 euro, pronë e përbashkët.

Abelard Tahiri sipas deklarimit të pasurisë nuk posedon veturë as personale apo pronë të përbashkët.

Por që ai do të paguajë kredi në vlerë 62,756.00 euro deri në vitin 2024.

Para të gatshme në emër të tij ka deklaruar 1,627.00 euro dhe 320.00 euro në emër të bashkëshortes.

Nga paga vjetore si deputet Abelard Tahiri ka të hyra 21,061.00 euro dhe 20,400.00 euro nga qiraja e lokalit afarist.

Kurse bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore prej 4,320.00 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat