Kjo është pasuria e Ardian Kastratit, deputetit që e ofendoi rëndë Vjosa Osmanin

Aktuale

Kjo është pasuria e Ardian Kastratit, deputetit që e ofendoi rëndë Vjosa Osmanin

Nga: P.R Më: 28 qershor 2021 Në ora: 20:20
Ardian Kastrati

Në kohën kur Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati kishte shkruar një status skandaloz, duke e ofenduar rënë Osmanin.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: “…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit””, kishte shkruar Kastrati në status.

Por, a e dini sa është pasuria e deputetit të PDK-së, Ardian Kastratit? Në deklarimin e pasurisë që ka bërë në Agjencinë Antikorrupsion, Kastrati ka deklaruar se posedon mbi 13 mijë euro para të gatshme në bankë.

Përveç kësaj, Kastrati posedon shtëpi që kap vlerën 195 mijë euro, e të cilën e ka deklaruar si të përbashkët.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat