​Zgjedhjet lokale, fillon afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve

Aktuale

​Zgjedhjet lokale, fillon afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se nga sot ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Kërkesën për akreditimin e vëzhguesve mund ta dorëzojnë subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare vendore të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat, thuhet në njoftim.

Për më tepër, KQZ njofton se afatet për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 shtator, ndërsa për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të mediave fillon më 1 korrik dhe përfundon më 2 tetor.

Afatet për aplikim të vëzhguesve afatshkurtër për ditën e zgjedhjeve janë:

-Për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 30 korrik dhe përfundon më 27 shtator;

-Për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 30 korrik dhe përfundon më 2 tetor;

KQZ sqaron se vetëm vëzhguesit e akredituar nga mund t’i vëzhgojnë zgjedhjet lokale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat