Bajqinovci flet për takimin dy ditor në Panama, tregon detaje se çfarë kërkoi për Kosovën

Aktuale

Bajqinovci flet për takimin dy ditor në Panama, tregon detaje se çfarë kërkoi për Kosovën

Nga: M.H Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:56
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebok ka bërë një përmbledhje në lidhje me pjesëmarrjen e tij në sesionet e Forumit Parlamentar për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë, në Panama.

Bajqinovci tregoi që gjatë këtyre dy ditëve ka takuar zyrtarë nga gjithë globi, përmendi Presidentin e Parlamentit të Amerikës Latine dhe Karaibeve, senatorin Z.Jorge Pizarro Soto, Ministrin e Punëve të Brendshme të Panamasë Juan Manuel Pino, deputetin e Bundestagut gjerman Andreas Schwarz, duke trajtuar së bashku shumë tema të rëndësishme për vendin, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera ai tha se kërkuam që Kosova të pranohet në shumë mekanizma ndërkombetarë dhe i siguruan që mbetemi partner i palëkundur i aleatëve tanë, në ndërtimin dhe mbajtjen e sigurisë ndërkombëtare.

Postimi i plotë

Gjatë dy ditëve në sesionet e Forumit Parlamentar për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë i cili u organizua në shtetin e Panamasë, kemi takuar me dhjetëra zyrtarë të lartë nga mbarë globi, duke filluar nga Presidenti i Parlamentit të Amerikës Latine dhe Karaibeve, senatorin Z.Jorge Pizarro Soto, së bashku me ministrin e ambientit Liburn Aliu dhe ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama znj. Heroina Telaku.

Në forum kemi takuar Ministrin e Punëve të Brendshme të Panamasë Juan Manuel Pino, Deputetin e Bundestagut gjerman Andreas Schwarz, Senatorin amerikan Bill Cassidy, Presidentin e Forumit për Siguri, Mbrojtje dhe Inteligjencë dhe ish kongresmenin amerikan Robert Pittenger, Elías Castillo, Sekretar i Përgjithshëm i Parlamentit të Amerikës Latine dhe Joseph Humire, drejtor ekzekutiv i qendrës për siguri dhe shoqëri të lirë dhe shumë zyrtarë të lartë shtetërorë, dhe ekspertë në fushën e sigurisë.

Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë është forumi kryesor ndërkombëtar i sigurisë në botë, që ofron ekspertizë dhe bashkëpunim midis parlamentarëve dhe zyrtarëve qeveritarë për të rritur kuptimin e aleatëve të Shteteve të Bashkuara për kërcënimet e ndryshme globale si krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi, siguria kibernetike, investimet e huaja grabitqare, shpërlarjen e parasë, ndarjen e inteligjencës, 5G dhe tema të tjera të rëndësishme për siguri, mbrojtje dhe inteligjencë.

Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë ka organizuar 17 forume globale me mbi 1,700 parlamentarë dhe zyrtarë qeveritar të pranishëm që përfaqësojnë 96 vende.

Gjatë dy ditëve kam pasur privilegjin të shkëmbejë përvoja dhe ide, që edhe Kosova të faktorizohet në këtë drejtim, me ekspertizën që kemi filluar ta ndërtojmë për vitet në vazhdim.

I nderuar për ftesën dhe për interesimin e pjesëmarrësve në forum, për proceset e ndryshimet e rëndësishme që po kalon vendi ynë.

Pata kënaqësinë ti njoftoj për progresin që ka filluar Kosova, kërkuam që Kosova të pranohet në shumë mekanizma ndërkombetarë, dhe i siguruam që mbetemi partner i palëkundur i aleatëve tanë, në ndërtimin dhe mbajtjen e sigurisë ndërkombëtare.

Po ashtu vizituam ambasadën e Republikës së Kosovës në Panama ku u informuam nga Ambasadorja znj. Heroina Telaku për punën që po bëhet në senzibilizimin e shtetit të Kosovës në vendet Latino amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat