​Albert Zogaj merr detyrën e kryesuesit të KGjK-së

Aktuale

​Albert Zogaj merr detyrën e kryesuesit të KGjK-së

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 11:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Është bërë pranim-dorëzimi i detyrës mes kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ndërmjet kryesuesit të deritanishëm Skënder Çoçaj dhe kryesuesit të zgjedhur Albert Zogaj.

Zogaj u zotua se do të angazhohet në maksimum për të përcjell të gjitha nismat dhe punët që janë në proces në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, teksa shtoi se së shpejti do të kenë edhe rregulloren për normat e gjyqtarëve.

"Këshilli Gjyqësor në kohën e fundit ka pasur iniciativa të rëndësishme në adresimin e çështjeve me rëndësi në sistemin gjyqësor. Në këtë kontekst së shpejti do të kemi edhe rregulloren për normën e gjyqtarëve që do të ketë impakt të rëndësishëm në cilësinë e punës në gjyqësor. Unë mendoj që Këshilli Gjyqësor në të ardhmen do të ketë si objektiv monitorimin, mbikëqyrjen dhe llogaridhënien në sistemin gjyqësor. Për ketë qëllim ne kemi edhe iniciativa tjera ku çështje e rëndësishme mbetet rekrutimi i gjyqtarëve, proces i cili mendojmë se duhet të ketë kritere të forta që të kemi gjyqtarë me integritet", tha ai.

Ai foli është për procesin e vetingut, për çka tha se nuk i përket Këshillit Gjyqësor të jap përgjigje lidhur me këtë çështje.

"Ne jemi të hapur për mekanizmat e brendshëm. Ne nuk jemi kundër mekanizmave të jashtëm që ka të bëjë me vlerësimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, por jemi kundër mekanizmave që dedikohen vetëm për gjyqësorin", tha ai.

Ai përgëzoi ish-kryesuesin Skënder Çoqaj për punën e tij në krye të Këshillit Gjyqësor, për të cilin tha se ka menaxhuar punën e këshillit shumë mirë edhe gjatë pandemisë.

Image
Image
Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat