Vetëm 10 vjet burgim për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare, reagon ashpër Mehmeti: Dënim qesharak – ky duhet të jetë dënimi për të

Aktuale

Vetëm 10 vjet burgim për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare, reagon ashpër Mehmeti: Dënim qesharak – ky duhet të jetë dënimi për të

Nga: N. H Më: 5 korrik 2021 Në ora: 17:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin, për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, shkruan “Bota sot”.

Ai e ka quajtur dënim qesharak, ndërsa për kriminelin Zoran Vukotiqin të paktën një dënim prej 20 vjetëve.

Ja shkrimi i tij:

Është qesharakë dënimi me 10 vjet për një kriminel që ka dhunuar femrat shqiptare gjatë luftës.

Zoran Vukotiq duhet të dënohet së paku me 20 vjet burg, andaj kërkoj që të rishqyrtohet vendimi për dënimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat