Paralajmërohet Ramush Haradinaj / Albena Reshitaj pranë largimit nga AAK-ja: Nëse vazhdojnë të më injorojnë…

Aktuale

Paralajmërohet Ramush Haradinaj / Albena Reshitaj pranë largimit nga AAK-ja: Nëse vazhdojnë të më injorojnë…

Nga: N. H Më: 5 korrik 2021 Në ora: 17:47
Albena Reshitaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shumë shpejt mund të mbetet prej një prej figurave kryesore, rishtazi.

Deputetja Albena Reshitaj ka paralajmëruar largimin nga ky subjekt, në rast se nga AAK-ja do të vazhdojnë ta injorojnë atë nga mbledhitë partiake, siç po veprojnë aktualisht.

Që të mos ndodh kjo, Reshitaj thotë se pret reflektimin e liderit, Ramush Haradinaj.

“Nëse më injorojnë mua, injorojnë reformat brenda partisë. Sepse një mendim ndryshe, brenda për brenda, është i domosdoshëm. Vazhdoj të besoj që reformat politike i nevojitën edhe AAK-së. Unë jam pjesë e reformës, varet se si e shohin ata. Pres reflektimin e liderit, Ramush Haradinaj. Nuk ndihem e injoruar, derisa kam vepruar drejt. Nëse nuk e shohin si pjesë të mundësisë për të kontribuar brenda subjektit politik, normalisht që më duhet të mendoj për të ardhmën time politike”, u shpreh Reshitaj.

Reshitaj tha se e ndjen vetën të gatshme të garojë për postin e kryetares të ndonjë komune, por që pavarësisht kësaj jo në rrethanat aktuale politike.

“Nuk është qe nuk e ndjej vetën të gatshme për të udhëheq një komune, por jo në këto rrethana jo qëllimmirë. Mund të jem pjesë e një kandidature të tillë, por jo duke shfrytëzuar pazare të tilla politike”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat