Kjo është gjendja e personit që inskenoi aksidentin ndaj shoferit të BMW-së në Gjilan

Aktuale

Kjo është gjendja e personit që inskenoi aksidentin ndaj shoferit të BMW-së në Gjilan

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dje media raportoi se si një qytetar në Gjilan, ka bërë një veprim të çuditshëm dhe të rrezikshëm për jetën e tij. Ai vrapon dhe shtrihet para një veture në lëvizje, me qëllim të inskenimit të një aksidenti.

Media mëson se personi që inskenoi këtë aksident është me probleme mendore.

Në videot e publikuara shihet se si shoferi i BMW-së ka arritur që të ndalet me shpejtësi, duke mos pasur fare kontakt me të riun.

Në vendin e ngjarjes shihen edhe disa qytetarë që mbesin të habitur nga veprimi i të riut, derisa njëri prej tyre komunikon vazhdimisht me shoferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat