Dhurata Hoxha pyetet se a ka lobuar për ndarjen e Kosovës, kështu përgjigjet

Aktuale

Dhurata Hoxha pyetet se a ka lobuar për ndarjen e Kosovës, kështu përgjigjet

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 19:49
Dhurata Hoxha

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka hedhur poshtë çdo mundësi që ajo të ketë paguar një kompani me seli në Paris me qëllim të lobimit për ndryshim të kufijve, për çka po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Hoxha ka treguar që kjo ‘kontratë për lobim’ që në media u raportua se u nënshkrua nga vet ajo në kohën sa ishte ministre e Integrimeve Evropiane, sipas saj ka qenë kontratë për viza e jo për ndarje.

“Nuk qëndron aspak dhe nuk ekziston asnjë dëshmi, asnjë fakt, asnjë provë, asgjë nuk ekziston që e vërteton se është lobuar për ndarje. Pra, nuk është e vërtetë. Çdokush mund të kërkojë procesverbalet, mund të kërkojë Raportet e Ambasadave.” – ka thënë ish-ministrja.

Një hulumtim që u publikua në vitin 2019-të kishte nxjerrë në pah kontratën me të cilën Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës i pagoi 168,000 euro një kompanie me seli në Paris, për siç raportohet, që të promovojë idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi.

Kjo kontratë u raportua se u nënshkrua dhe u negociua në vitin 2018 nga Dhurata Hoxha, Ministre e atëhershme për Integrime Evropiane për t’u vazhduar më pas në vitin 2019-të.

Rreth dy muaj më vonë, Hoxha pat ngritur padi për shpifje ndaj BIRN dhe gazetares, Jeta Xharra duke mohuar ekzistencën e një kontrate të tillë ‘lobuese’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat