“Kurti nuk e pranoi në punë”/ Blerton Dërguti i reagon Haxhi Avdylit

Aktuale

“Kurti nuk e pranoi në punë”/ Blerton Dërguti i reagon Haxhi Avdylit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:02
Haxhi Avdyli

Drejtuesit e Listës Guxo po vazhdojnë përplasjet të cilat nisën pas vendimit që të garohet në zgjedhjet lokale bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Koordinatori i listës në Ferizaj, Blerton Dërguti, ka thënë se deputeti Haxhi Avdyli po gënjen elektoratin.

Ky i fundit, mbrëmë në një intervistë tha se Dërgutit nuk iu lejua të bëhet zëvendësministër, dhe se për këtë arsye, është kundër bashkëpunimit me LVV-në.

Më poshtë postimi i plotë:

Si duket Haxhi Avdyli ende nuk e ka kuptuar se duke gënjyer dhe manipuluar elektoratin dhe qytetarët nuk munde të ecet përpara ,gënjeshtra vonon por del në sheshë.

Ta promovosh politiken e liderit historik Ibrahim Rugova dhe të grumbullosh vota tek qytetarët me këtë premtim se do ta vazhdosh rrugen e tije ,dhe pastaj të veprosh komplet të kundërtën duke tentuar me qdo kushtë ta humbësh frymën rugoviane dhe besimin e qytetarëve që besojne në politikat e djathta ,dhe pastaj të punosh për shuarjen e frymës rugoviane dhe transferimin e vullnetit të votuesve tek subjektet që përfaqesojne të majtën duke e tradhëtuar elektoratin në menyrën më të paskrupullt këte munde ta bëj vetem një politikan që aksidentalisht mbanë pozite deputeti e i tillë është Haxhi Avdyli i cili prapë po e potencoj se është njeriu që ka punësuar familjar në institucione duke shkelur të gjitha premtimet e fushates zgjedhore .

Sa për poziten e Zv Ministrit ka me shumë se një muaj që e kam në dispozicion e te cilën e kam refuzuar kategorikisht madje një ofertë e tillë më është bërë edhe dje dhe sot kur po e japë këtë deklarat , mbase Hagjiun se kanë informuar shokët e tijë , por lufta ime nuk ka të bej me interesin tim personal por jam vu në shërbim të mbrojtjes së votuesve tonë , subjektit tonë dhe mbajtëjes së premtimeve që i kemi dhënë në fushatë

E kuptoj se Hagji Avdyli nuk e ka problem të bëj devijime ,por unë asnjëher as për pozit zëvendës Ministri dhe për asnjë interes tjetër nuk do të devijoj nga rruga e Presidentit Historik Dr Ibrahim Rugova sepse me këtë premtim i kemi marrur votat tek elektorati ynë .

Për ti ballafaquar argumentet e ftojë publikisht Haxhi Avdylin në debat publik në cilin do medium televiziv nacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat