“Manipulimet me subvencionet fillojnë nga zyrtarët komunal, po bashkëpunojmë me organet e rendit për këtë gjë”

Aktuale

“Manipulimet me subvencionet fillojnë nga zyrtarët komunal, po bashkëpunojmë me organet e rendit për këtë gjë”

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 22:15
Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe anëtari i Listës Guxo, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe anëtari i Listës Guxo, Faton Peci ka folur në lidhje me të arrestuarit për shkak të manipulimeve të tyre me subenvcionet.

Ai tha se shkalla e parë e manipulimit me këto gjëra bëhet nga zyrtarët komunal.

“Shkalla e parë e manipulimit fillon në nivel të komunave.

Disa zyrtarë komunal janë të involvuar fillimisht në të, ata i gjejnë parcelat që janë të papunuara edhe për faktin se njerëzit mund të fitojnë një grant edhe duke mos e pasur atë pjesë në emër të tyre. Ne kemi pasur bashkëpunim me organet e rendit dhe ju kemi ofruar dokumentet që kemi menduar që kanë një diksrepancë të madhe“, tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat