LDK-ja fton diasporën të regjistrohen për zgjedhje

Aktuale

LDK-ja fton diasporën të regjistrohen për zgjedhje

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:57
Regjistrimi i paraprinë procesit të votimit me Postë

Edhe LDK-ja i ka kërkuar mërgimtarëve  të regjistrohen për zgjedhjet lokale.

Të dashur bashkëatdhetarë e qytetarë jashtë vendit nga sot fillon procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, si parakusht i votimit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nga data 10 korrik deri më 18 gusht, secili qytetar i Kosovës që jeton jashtë vendit duhet të regjistrohet. 

Regjistrimi i paraprinë procesit të votimit me Postë. 

"Pjesëmarrja juaj në zgjedhjet e 17 tetorit është e drejtë kushtetuese", thonë nga LDK-ja.
 
Prandaj, kliko në vegëzën e mëposhtme për regjistrim si dhe për të marrë informacionet e nevojshme mbi procesin në fjalë:

https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per.../votimi-me-poste/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat