Pas helmimeve masive me ujë në Deçan, kryetari Ramosaj thërret konferencë për media

Aktuale

Pas helmimeve masive me ujë në Deçan, kryetari Ramosaj thërret konferencë për media

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 12:08
Foto Ilustrim

Mbi 100 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësur.

Ata dyshojnë se janë helmuar nga uji i pijes.

Ndërsa, me tu ngritur këto dyshime, dje është ndërprerë furnizimi me ujë në disa fshatra të kësaj komune.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj sot pritet të mbajë një konferencë për media në lidhje me këtë rast.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai.

Në këtë konferencë Ramosaj mund të tregoj rezultatet e analizave, të cilat do të tregojnë nëse këta qytetarë janë helmuar nga uji ose jo.

“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike , ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë̈, sot, në ora 14:00 do të mbajë konferencë për media, në objektin e komunës. Gjithë të interesuarit rreth kësaj teme, jeni të ftuar të jeni pjesë e kësaj konference”, ka shkruar Ramosaj në rrjetin e tij social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat