Covid-19 afër zhdukjes në Kosovë, sot kemi kaq raste pozitive

Aktuale

Covid-19 afër zhdukjes në Kosovë, sot kemi kaq raste pozitive

Nga: N.Sh. Më: 12 korrik 2021 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Në Kosovë, si duket Covid-19 është afër zhdukjes.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi vetëm 5 raste pozitive, kurse për fat të mirë nuk kemi të raportuar asnjë vdekje.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar statistikat e IKSHPK-së, ku thuhet se gjatë 24 orëve janë shëruar edhe gjashtë qytetarë.

Numri total i rasteve aktive, sipas njoftimit është 132.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë  6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë   260.955 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 132.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat