Fatmir Limajt i vjen kundërpërgjigja e ashpër, përmendet Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi

Aktuale

Fatmir Limajt i vjen kundërpërgjigja e ashpër, përmendet Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi

Nga: P.R Më: 12 korrik 2021 Në ora: 21:21
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është alarmante dëshmia e Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës.

“Duhet të jetë alarmante për vendin. Nga ajo që dëgjova sot në atë dëshmi mendova me veten: A thua sa njerëz janë në burgjet e Kosovës që janë duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë? Për çfarë shteti të së drejtës po flasim nëse në burgjet e Kosovës ka djem apo vajza janë të dënuara me direktiva dhe jo mbi bazën e provave dhe fakteve. Kjo është alarmante, flitet për jetën e njerëzve. Sa dëmi më është shkaktuar mua personalisht mua dhe disa njerëzve të tjerë, e që nuk riparohen edhe disa jetë me i pasë. Sa herë është përfolur dhe keqpërdorur familja ime. Kush mundet ne me na i riparu të gjitha ato që kanë ndodhë. Nuk luhet me jetën e njerëzve, autoritetin e njerëzve. Fatkeqësisht, këtu në Kosovë i patëm qit emrat e rrugëve me prokurorë. Në Prishtinë nisën edhe emërtime të rrugëve gjoja ata janë shpëtimtarë”, ka thënë Famir Limaj.

Por Limajt i ka ardh menjëherë një kundërpërgjigje e ashpër. Është analisti politik, Nexhat Haziri, ai cili i ka kujtuar Limajt vrasjen e Ramiz Hoxhes dhe Selman Binishit, vrasje kjo për të cilën ishte akuzuar Fatmir Limaj.

“Fatmir Limaj: A thua edhe sa njerëz mbahen në burgje padrejtësisht?-A thua edhe sa kohë familjarët do të presim për zbardhjen e vrasjeve të familjareve të tyre dhe drejtësia të vihet në vendin e vet.. Pse nuk duhet të mbahen apo të shkojnë në burg vrasësit e Ramiz Hoxhës nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishit nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, me datë 02 tetor 1998. #VEÇDREJTESI!”, ka shkruar Nexhat Haziri në profilin e tij në facebook, përcjellë "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat