Ambasada e ShBA-së ka këtë thirrje për shtetasit amerikanë pas helmimeve në Deçan

Aktuale

Ambasada e ShBA-së ka këtë thirrje për shtetasit amerikanë pas helmimeve në Deçan

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:44
Ilustrim

Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka dalur me një apel pas raportimeve për helmim të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Kjo ambasadë referuar edhe shpalljes së Gjendjes Emergjente të komunës së Deçanit, apelon tek shtetasit dhe personeli amerikan në Kosovë, të ju përmbahen disa rregullave.

Rregullat:

”Shmangni furnizimin me ujë nga rubineti në komunën e Deçanit: përdorni ujë në shishe sipas nevojës”.

Monitoroni mediat lokale për azhurnime.

Njofto miqtë dhe familjen për sigurinë tënde.

Keni dokumente udhëtimi të azhurnuara dhe lehtësisht të arritshme.

Vizitoni faqen CDC për Shëndetin e Udhëtarëve.

Konsultohuni me Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve për Këshilltarët Shëndetësorë të vendit ose telefononi në CDC në 800 232 4636 ose 404 639 3534”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat