Miratohet propozimi i Kurtit, Hoti emërohet kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për të zhdukurit

Aktuale

Miratohet propozimi i Kurtit, Hoti emërohet kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për të zhdukurit

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:27
Andin Hoti, Albin Kurti

Ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti, djali i veprimtarit shqiptar, Ukshin Hoti, është emëruar kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë në çështjen e personave të zhdukur.

Para pak ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e emëroi Hotin në pozitën e kryesuesit të Komisionit Qendror për Persona të Zhdukur.

Përmes një njoftimi për media, zyra e kryeministrit tha se “obligim i yni si Qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre”.

“Çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës. Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë. Për Qeverinë e Kosovës është e rëndësishme që të kemi një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat tona për ballafaqim me të kaluarën”, është thënë një në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat