Zëdhënësi i VV-së e 'qetëson' popullin: 30 ua heqim, ua marrim vetëm 5 euro

Aktuale

Zëdhënësi i VV-së e 'qetëson' popullin: 30 ua heqim, ua marrim vetëm 5 euro

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 20:30
Arlind Manxhuka

Një taksë që është e kompanive sigurimeve prej 30 eurove për mbulimshmërinë e dëmeve të shkaktuara prej automjeteve të paregjistruara, do të hiqet në momentin kur zbret numri i automjeteve të paregjistruara në 5 përqind.

Kështu tha një ditë më parë zv.ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, duke u munduar ta arsyetoj vendimin për marrëveshjen e nënshkruar për 'tiketat ngjitëse' për të cilët qytetarët e Kosovës do ti paguajnë kur e regjistronë veturën.

E këtë lajm e ripërsëriti zyrtari për media, Arlind Manxhuka gjatë ditës së sotme përmes një shkrimi në Facebook.

"Nga vendimi per tiketat:

-Shtohen 5 euro
-Hiqen 30 euro", shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat